Mjeku Erion Dasho ka deklaruar ditën e sotme se personat përgjegjës për mijëra vdekje shtesë nga Covid-19 duhet të ndëshkohen.

Duke folur në takimin që zhvilloi ditën e sotme kreu i PD-së Lulzim Basha me mjekë të njohur në Shqipëri, Dasho tha gjithashtu se thirrjet që janë bërë për reflektim ndaj qeverisë kanë rënë në vesh të shurdhër.

“Thirrjet për qeverinë në vesh të shurdhër deri më 25 prill. Përgjegjësit e kësaj katastrofe duhen ndëshkuar. Këto mijëra vdekje duhet të ndëshkohen. Nuk janë shpikje shqiptare. Ministrat në Francë e Itali, përpara drejtësisë për keqmenaxhimin,” deklaroi Dasho.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re