Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon turin e takimeve me fermerët shqiptarë në kuadër të ‘Rrugëtimit për Shqipërinë”.

Ai ka zgjedhur sot qytetin e Lezhës, ku ka biseduar me ta për problemet që hasin në veprimtarinë e tyre të përditshme.

Lideri i opozitës komentoi ovacionet dhe thirrjet e tifozëve mbrëmë në stadium në sfidën e Shqipërisë kundër Francës, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama duhet të dëgjojë jehonën e tyre. Sipas tij, shefi i qeverisë duhet të hapë krahun për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Kjo qeveri e ka braktisur tërësisht fermerin dhe zhvillimin rural dhe këtë e shohim çdo ditë.

Presion që ndjejnë nga shtetit, i ka shtyrë ata drejt braktisjes totale të këtij sektori. Kam ardhur për t’u thënë se nuk ka nevojë të jetë kështu. Jehona e zërit tuaj ka rëndësi. Të gjitha e dëgjuam jehonën e shqiptarëve.

Mesazh i qartë për Ramën që të hapë rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme që janë dhe zgjidhja e krizës që ka pllakosur.

Bujqësia prioritet në buxhetin e shtetit. Rama jep 120 milion euro për 10 oligarkë, për fermerët vetëm një të dhjetën”-tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re