Një djalë 5 vjeçar ka ndërruar jetën pasi thithi një tullumbace me helium.

 

5-vjeçari Karlton Noah Donaghey nga Gateshead, Tyne & Wear, kishte qenë duke luajtur në kopshtin e tij në shtëpi në momentin e ngjarjes.

 

Ngjarja ka ndohur mbrëmjen e 29 qershorit të vitit të kaluar.

 

Mamaja e Karltonit, Lisa, e gjeti atë të papërgjegjshëm raporton The Mirror.

 

Menjëherë 5-vjeçari u dërgua në spital por pas 6 ditësh në kujdes intensive ndërroi jetë.

 

Heliumi nga tullumbacja, thanë ekspertët mjekësorë zhvendosi oksigjenin në mushkëritë e tij, duke shkaktuar përfundimisht dëmtimin fatal të trurit, raporton The Mirror.

Duke iu drejtuar prindërve të pikëlluar Lisa dhe Karl, mjekja ligjore tha më tej: “Dua ta bëj të qartë se askush nuk mund të kishte parashikuar se çfarë do të ndodhte me Karlton atë ditë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re