Pamje lufte nga shpërthimi i pallatit nr.122 në lagjen nr.18 në Durrës. Si pasojë e shembjes së tij, pasi është projektuar të rindërtohet, në të gjithë zonën ka pasur zhurmë, re tymi, dhe dëme materiale.

Fax News ka qenë në shtëpinë dhe biznesin e Shpresa Kërtushës, ku siç shihet dhe nga pamjet ka dëme të konsiderueshme.

“Sapo erdha në banesë, dëmet e tërmetit i kemi mbuluar vetë, i gjithë salloni më ka rënë në tokë, xhamat e katit të dytë, sa ndodhi, nuk ka ardhur askush derimë tani”, shprehet Kërtusha.

Qytetarja kërkon që institucionet të bëjnë vlerësimet e dëmeve në banesën e saj të cila duhet thënë se janë të konsiderueshme.

Një nga banorët thotë se sipas ekspertizës paraprake dëmet janë të lehta, mirëpo ai thotë se për atë vetë janë të rënda, pasi nuk ndihet is igurt për t’u rikthyer së bashku me fëmijët.

“Dy hyrjet në katin e parë, shumë afër me pallatin, janë shumë të dëmtuara. Duke filluar nga dyert e blinduara. Kam dy hyrje, të katit të parë. Të vijë ndonjë inxhinier t’i kontrollojnë dhe të fusim fëmijët brenda. Kanë ardhur dhe thonë se ka vetëm dëmtime të vogëla. Unë ngre shqetësimin te dera blinduar, te muri ndarës, dhe dritarja komplet në tokë. Ngre shqetësimin që të jemi të sigurtë. Paraprake janë, e kanë marrë si diccka të lehtë, por për mua është dëm serioz. Kërkojmë ekspertizë, që të verifikohet që kalamajt të rrinë të qetë. Si pallat është pallat i banueshëm. Ky ka qenë shumë afër me pallatin e shembur. Për mua janë dëme të rënda”, deklaroi një nga banorët. .

Sasia e lëndës plasëse që është vendosur për të shembur pallatin duket se ka qenë mjaft e madhe, pasi dëme raportohen dhe në një godinë tjetër disa katëshe.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite nga tërmeti i Nëntorit 2019, plagët në qytetin e Durrësit nuk janë mbyllur ende, pasi dhjetra banorë qëndrojnë ende në banesa sociale, ose përfitojnë bonusin e qerasë, në pritje të rindërtimit nga e para të banesave të tyre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re