Si do të ishte Erion Braçe si opozitar për këtë qeveri? Çfarë do thoshte? – kjo ishte pyetja e drejtuar nga gazetarja Tare, pyetje të cilës Braçe iu përgjigj me po të njëjtat komente si gjithmonë.

“Ka një pjesë brenda partisë time që thonë që ky ka harruar që është në qeveri. Kështu thonë, dhe pavarësisht këtij fakti nuk iu heq asnjë presje atyre që kam thënë. Natyrisht, ka gjëra që duhen ndryshuar,” – tha Braçe.

Zëvendës kryeministri Braçe, tha në studion e Ilva Now se ka siguruar letra të firmosura nga zyrtarë në shkelje të ligjit.

Ai tha se letrat që ka pasur në dispozicion janë vënë para drejtësisë dhe një pjesë e madhe e këtij dokumentacioni ndodhet në prokurori, që kur ka qenë prokuror Adriatik Llalla.

“Janë ca personazhe publike që realisht kur më shfaqen para më bëjnë të qesh sepse kam lexuar letra pafund të nënshkruara prej tyre,” – u shpreh Braçe.

Zëvendës kryeministri u shpreh se kur dëgjon fjalimet e Bashës “i vjen për të qeshur” pasi fjalimet e tij janë aspak dinjitoze për Braçen i cili ka lexuar letrat dhe siç u shpreh dhe vetë ai, deklaratat e kryedemokratit janë “të neveritshme” në raport me informacionin që përmbajnë ato letra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re