I ftuar në “Open” në News24, analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratat kreut të SPAK Altin Dumani lidhur me hetimet që po bën Prokuroria e Posaçme.

Lubonja tha se përgjigjet e Dumanit ishin evazive dhe se la të nënkuptohej se SPAK-u ka pavarësi totale me ligj, por problem mbetet integriteti i prokurorëve apo gjykatësve.

Ndërsa për çështjen ‘McGonigal”, analisti deklaroi se ka prova të reja të dala nga gjyqi ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, po këto prova duhen hetuar.

“Ata thonë se me ligj kanë pavarësi totale, por problem mbetet integriteti i prokurorëve apo gjykatësve. Në këtë aspekt ai ka dhënë një përgjigje evazive duke nënkuptuar se aty ka njerëz që nuk janë të pavarur.

Sa i përket Ramës ai tha se nuk ka rëndësi personi, por provat. Për mendimin tim ka shumë prova që kanë dalë nga gjyqi i McGonigal në Amerikë. Që ky duhet pyetur nuk ka nevojë për prova të tjera. Prokuroria kërkon dhe heton për prova, aq më tepër që ka prova në SHBA.

Sot për sot nuk e shoh drejtësinë. Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi. Përgjigjet e tij ishin evazive, padyshim. Nga njëra anë tingëllon pak si propagandë, sikur justifikon punën e strukturës”, u shpreh ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re