Një farmacist në Qendrën Mjekësore Aurora në Grafton, pranë qytetit Milwaukee të SHBA, u arrestua të enjten nën dyshimin për shkatërrimin e qëllimshëm të rreth 570 dozave të vaksinës koronavirus, tha policia.

Ai nxori vaksinat e ndërmarrjes amerikane Moderna nga ngrirja, aty ku duhet të ruhen, gjë që i bëri ato të papërdorshme.

Farmacisti i dyshuar pranoi se ai e bëri atë me qëllim, por motivet e tij nuk dihen.

Policia nuk e dha emrin e tij, por më vonë u zbulua se ishte 46-vjeçari Steven Bandenburg.

Pasi pranoi se e bëri këtë qëllimisht, ai u pushua nga puna.

Ky incident ndodhi në një kohë kur hulumtimet publike në Shtetet e Bashkuara tregojnë se një numër njerëzish janë të dyshimtë kur bëhet fjalë për sigurinë e vaksinave të koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re