Skip to content

Thrriller mjekësor? Vdes shkencëtari rus i vaksinës COVID: ra nga dritarja me thikë në trup

Një shkencëtar i shquar rus i cili punoi në vaksinën kundër koronavirusit u gjet i vdekur me një plagë me thikë pasi ra nga dritarja e një ndërtese në Shën Petersburg, raportojnë mediat ruse.

Alexander Kagansky, 45 vjeç, ishte në të brendshme kur ra nga dritarja e banesës së tij në katin e 14, raporton Moskovsky Komsomolets.

Shkencëtari gjithashtu kishte një plagë me thikë në trupin e tij, tha policia.

Trupi i tij u gjet nga një fqinj në rrugë, shton media ruse.

Policia beson se një përleshje shpërtheu para se Kagansky të binte nga ndërtesa.