22-vjeçarja Paloma Zerellari, e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej 12 dhjetorit 2023 është gjetur nga autoritetet.

E reja, një ditë pas zhdukjes, i dërgoi një mesazh fqinjit të saj ku i shkruante:  “Thuaji mamit se më kanë vjedhur me një burrë”.

Fondacioni “Buzëqeshja e një fëmije” thotë se në datën 10 janar 2024, një person që e ka njohur vajzën e re shqiptare ka njoftuar autoritetet e policisë, pavarësisht frikës që kishte për jetën.

Mediat greke raportojnë se 22-vjeçarja ka një fëmijë 2-vjeçar nga një lidhje e mëparshme, ndërsa ish-partneri i saj dyshohej se mund të ishte i përfshirë në zhdukjen e vajzës së re./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re