Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka folur ashpër sot në Kuvend. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Murrizi foli për vakísnat, Shqipërinë në BE dhe në fund për Spítalin e Fierit. Murrizi pyet qeverinë sesa kushton fatura e këtij spítali që po ndërtohet nga turqit.

Pjesë nga fjala e Murrizit:

Si mund të hyjmë në Europë kur nga kjo mazhorancë. Ju duhet t’i thoni burgut hapu që keni shkruar një kontratë përulëse me Pfizer, për 500 mijë vaksína. Ta dinë shqiptarët që kontrata juaj me Pfizer mbaron në vitin 2022. Ju merrni kredi njëherë në dy seanca, do rregulloni ujësjellësin. Në emër të kujt i merrni këto kredi? Në emër të kujt? Të gjithë mendojnë fatin e keq, ah sikur ta kisha unë atë vaksínë. Parimorë të mëdhenj ju, nuk i doni vaksínat e rusëve. Ju po t’ju kontrollosh natën në shtëpi, ju gjen fotografinë e Stalinit. Ju dilni andej nga Rinasi dhe bëni si eskortë. Si mund të hyni në Europë?

Ju detyrojnë ambasadorë të vendeve të ndryshme. E dëgjova me vëmendje zotin Gjoni, citoi një ambasador. I tha publikisht se sa bari dhensh vijnë të emëruar me punë. Unë shumë pak i ndjek se këta bëhen synet nga gjuha. Me kovíd kanë qenë me kohë. Kush ka mbajt përgjegjësi? Zero. Këta që vinin me opinga dhe brekë thesi nga Rrogozhina, dhe bëjnë ski në Zvicër. Ça i dinë këta evropianët?

Se do i pranojnë këta se janë pajtuar. Shqiptarët në 25 prill duhet të japin votën e tyre dhe ta mendojnë mirë. Janë bërë si vemie. E dëgjove Ramën sot? Ne jemi të marrë vesh bashkë, do i bëjmë punët e mira bashkë. A nuk ishe me mua ti në takim kur ambasadori Bochardt na kërkoi të votonim? A e hapi më zërin e gojës? Punët e mira do t’i bëjmë edhe më mirë të gjithë bashkë më 25 prill. Po shqiptarët kush i ka lënë kaq kohë, kaq larg Europës. Shqiptarët më 25 prill duhet t’ju japin apsrat, përndryshe do të ikin edhe këta që janë këtu. Një fjalë e shenjtë thotë; Nga toka e keqe ikim se të lë kalamajtë pa bukë, por me njerëzit e këqij përballu. Shqiptarë të nderuar keni votën në dorë, përçmojini me votë ata që bredhin me çadra 4 vite.

Çfarë gallate do të ketë këtu në mandatin e ardhshëm, unë shpresoj që shqiptarët pas 25 Prillit do i ndëshkojnë me votë çdo vemie që është pa moral. Ti shikojmë këta këtu mbrapa që na japin mend dhe na bilbilosin, do ti shikojmë në 25 Prill, këta që kanë shitur dëngla.

Ne nuk mund të hyjmë në Europë me këta që tallen me shqiptarët. Dy fjalë për peshqeshin e të madhit të Turqisë, vëllait të vogël apo të madh të njeriut tuaj, edhe dhuratat kur çohen lë të kuptojë sesa ka bërë, sa peshqesh po na bën qeveria turke.

Këtë do votoni sot ju? Na e thoni ne si shqiptarë ta dimë sesa peshqesh na ka bërë, sa, kjo është tallje. Unë besoj se me këtë tallje i largohemi çdo ditë dhe më shumë Europës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re