Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se ushtria  ka kërkuar mobilizimin e 450 deri në 500 mijë personave shtesë, por se vendimi përfundimtar nuk ishte marrë.

Në një konferencë për shtyp në Kiev, udhëheqësi ukrainas tha se zyrtarë kryesorë ushtarakë dhe shtetërorë do të diskutojnë “temën shumë të ndjeshme të mobilizimit” dhe se parlamenti gjithashtu do ta marrë në konsideratë.

Zelensky vuri në dukje se zbatimi i mobilizimit të një shkalle të tillë kërkon fonde shtesë.

“U propozua mobilizimi i 450-500 mijë personave shtesë. Kjo është një shifër serioze”, tha Zelenski.

“Unë thashë se më duheshin argumente shtesë për të mbështetur një lëvizje të tillë. Sepse së pari është çështje e njerëzve, së dyti është çështje e drejtësisë, çështje e kapaciteteve mbrojtëse dhe çështje e financave”, shtoi ai. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re