Sot Thumana do të përcjell për në banesën e fundit thuajse një familje të tërë, e shuar nga tërmeti shkaterrimtar i datës 26 nentor në mengjes heret.

Bëhet fjalë për 6 pjestarë të familjes Cara të cilët fatkeqesisht pas shembjes së pallatit të tyre nuk mundën dot të mbijetonin.

Konkretisht Erisa 25 vjece, Sadajana 21 vjece, Hasani 18 vjec, Almiri 29 vjec, Fatmiri dhe Anthi. Por vec gjashtë trupave që do të varrosen këtë të prete në orën 13:00 në Thumanë, përmasat e tragjedisë ishin edhe më të mëdha sesa nën rrënoja u gjet edhe e fejuara e Almirit, pikërisht Diastela e cila do të varroset pranë familjes së vet në Korcë.

Një ditë e zezë kjo përe Thumanën, ashtu sic në fakt kanë qënë 3 ditët e fundit në këtë zonë të Fushe Krujës, ku vdiqen 22 persona në total, nga të cilët pjesa dërrmuese i takonte familjes Cara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re