Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet në kontenierin e aksit Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, një ndër akset më të rëndësishme, që lidh veriun me jugun, ku janë realizuar deri më tani 40% e punimeve.

Ministrja Balluku në fjalën e saj është shprehur se ky është një kas rrugor që do të përbëhet nga 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime.

Ndër të tjera ajo është shprehur se brenda 12 muajsh kjo rrugë do të jetë e aksesueshme për qytetarët.

“Punohet në të dy volumet, ndërkohë nuk kemi një autostradë që i përmbush të gjithë kushtet, është dy here dy korsi plus dy korsitë e emergjencës. Vetëm ky projekt do të ketë 11 ura 12 nënkalime dhe dy pjesë të lidhjes së nënkalimeve me disnivel. Të gjithë këto projekte te hapura së bashku kanë kompleksitetin e tyre që duhet të vendosen në mënyrë që të mos ketë mbivendosje. Nga Murriqani në Kakavijë është detyra e ARRSH që të merret me të gjithë këtë. Brenda këtij viti ne kemi në projekt mbarimin e trasesë dhe brenda 12 muajve mbarimin e të gjithë rrugës”, ka thënë Balluku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re