Skip to content

Thumb për qeverinë Rama? Erion Braçe shpërndan foton e “Tokyo-s” të La Casa de Papel: Ndaj duhen gratë, të bëjnë para burrat

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, që prej dorëheqjes së tij nga postet qeveritare, duket se postimet me mesazhe të koduara në Instagram i ka kthyer në një përditshmëri.

Mbrëmjen e sotme ai ka shpërndarë një foto të personazhit të La Casa de Papel, “Tokyo”, ku shkruan se ajo në sezonin e saponisur vdes si burrat.

“Ndaj duhen gratë, të bëjnë para burrat”, shkruan mes të tjerash Braçe në postimin e tij. Nuk dihet nëse ky është një thumb i zv. kryeministrit për qeverinë e re ku mbizotërojnë gratë, me plotë 14 poste nga 17, apo një delir i momentit nga adrenalina që të falë seriali.

Postimi i plotë: TOKIO VDIQ SI BURRE, BURRAT!
NDAJ DUHEN GRATE, TE BEJNE PARA BURRAT!

La Casa de Papel, kete here,
ishte nje kulm i ri dhune;
POR HUMBI SHARMIN ANTISISTEM!

Kater sezonet e shkuara ishin ndryshe,
kishin edhe ide, edhe kauza, edhe tekst, keshtu u krijua sharmi antisistem;
Serite e reja kishin vec krisma e shperthime.

Dheeeee vdekjen e Tokios!
Asnje burre tjeter nuk vdiq, madje njeri u ngjall, Tokio vdiq si burre, burrat!

/faxweb