Presidenti Ilir Meta ka dërguar një mesazh urimi presidentes në detyrë Vjosa Osmani me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Meta ka vlerësuar dhe zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë, duke demonstruar arritjen e standardeve demokratike.

“Zgjedhjet e mbajtura para pak ditësh në Kosovë treguan maturi dhe pjekuri politike të qytetarëve të Kosovës, si dhe dhanë një shembull demokracie se si duhet të mbahen zgjedhjet dhe të respektohet rezultati i tyre.

Uroj që krijimi i institucioneve të reja të dala nga rezultati i zgjedhjeve të fundit, të jetë sa më i shpejtë, në interes të qytetarëve të Kosovës dhe përparimit në proceset integruese të vendit”, shprehet Meta.

Nderkohe qe te gjitha sondazhet e nxjerrin opoziten humbese ne zgjedhjet e 25 prillit, deklarata e Metes per njohjen e rezultatit te zgjedhjeve ne Kosove, mund te jete dhe nje “thumbim” per drejtuesit e PD e LSI, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi dhe nxitje per te punuar me shume!

Kujtojme se opozita ne Shqiperi asnjehere nuk e ka njohur humbjen, madje 2 vite pas humbjes ka djegur mandatet e deputetit duke dale rrugeve dhe nga frikla e humbjes nuk mori pjese ne zgjedhjet vendore te 30 qershorit 2019!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re