Është 104 vjeçe, por mosha nuk e ka penguar të fitojë betejën e saj me koronavirusin. Gjyshe Ada, nga Veneto i Italisë, rezultoi pozitive ndaj COVID-19, dhe gjatë gjithë kësaj kohe luftoi fort, që në fund të dalë fitimtare dhe t’i rikthehet sërish jetës që kishte dhe të kujdeset për kopshtin e saj të vogël.

Ajo i ka mbijetuar dy luftërave botërore dhe sot i ‘tregoi’ dhe pandemisë botërore, koronavirusit, se ajo ka dëshirë të jetojë dhe nuk është e gatshme të heq dorë lehtësisht nga ky fakt duke u bërë frymëzim për të gjithë pacientët e tjerë të prekur nga ku armik i padukshëm.

Kjo pandemi po rrezikon seriozisht jetë në të gjithë botën, por gjyshe Ada u bë shpresa e të gjithë pacientëve të infektuar se ka ende dritë në fund të panelit.

Rastin e 104 vjeçare mjekët e kanë cilësuar si një gëzim të madh dhe shpërblim për bluzat e bardha që u kujdesën për të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re