Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili vidhte sende personale në automjete të ndryshme.

 

 

Policia raporton se 44-vjeçari fillimisht thyente xhamat e makinave dhe më pas merrte sende personale.

 

 

Ai akuzohet si autor i gjashtë vjedhjeve të tilla gjatë këtij viti.

 

 

“Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe arrestuan në flagrancë në tentativë për të vjedhur sendet personale në një automjet, në lagjen nr.4 Durrës, shtetasin J. V., 44 vjeç, banues në Durrës.

Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv dhe veprimeve të kryera gjatë momentit të arrestimit të 44-vjeçarit, është bërë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal të vjedhjes së sendeve në automjete, nga ky shtetas.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi J. V., gjatë muajit prill 2023, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, në 6 raste, pasi ka thyer xhamat e automjeteve, me sende të forta, ka vjedhur sende të ndryshme në këto automjete”, thuhet në njoftim.

Ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re