Një debat mbi Botërorin e Rusisë ka çuar në rrahjen e dhunshme të një studenti saudit në SHBA.

Majid al-Muzainit i është thyer kafka është në gjendje koma prej ditësh, nga një grup agresorësh të cilësuar si “bandë arabe”, të përbërë nga shtetas me prejardhje nga Afrika Veriore.

Studenti ishte me dy miq të tij teksa u sulmua nga banda sapo fut në automjet, rrugës nga një kafene për në shtëpi.

Autoritetet saudite kanë caktuar një avokat i cili do ndjekë çështjen sipas ligjeve amerikane.

Rasti Majid al-Muzainit është bërë çështje dite në mediat saudite.

Seanca e parë e gjykimit është caktuar më 13 gusht ku do paraqiten akuzat kundër agresorëve.

Konfirmimin se e gjitha erdhi pas një debati për Botërorin, e dha bashkëshortja e Muzainit, e cila po i qëndron mbi kokë spitalin “Xhorxh Uashington”, me shpresën e daljes nga koma dhe përmisimit të gjendjes shëndetësore.

Majid al-Muzaini studionte ekonomi në Universitetin e Uashingtonit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re