Një avion i Sichuan Airlines ka bërë ulje të detyruar në qytetin jugperëndimor të Kinës, Chengdu të hënën, pasi një xham në anën e djathtë të kabinës së avionit u thye, njoftoi autoriteti  i aviacionit të Kinës.

Asnjë pasagjer nuk u plagos nga incidenti, por piloti i ulur në anën e djathtë, që është zakonisht për oficerin e parë, pësoi disa gërvishje.Një anëtar i ekuipazhit të kabinës u plagos gjithashtu pa dhënë detaje të tjera.

Fluturimi i Sichuan Airlines 3U8633 la Chongqin të hënën në mëngjes dhe duhej të ndalte në kryeqytetin e Tibetit, Lhasa. Avioni ishte nj Airbus A319.

Sichuan Airlines tha në faqen zyrtare në QWibo se fluturimi pati një problem mekanik pa dhënë detaje. Pasagjerët kishin kaluar në një avion tjetër ëpr të vazhduar fluturimin në Lhasa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re