Skip to content

“T’i bashkojnë çështjet dhe t’i japin fund kësaj maskarade”, Balliu denoncon shtyrjen e proceseve gjyqësore për protestuesit e Astirit: Formë presioni ndaj qytetarëve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu në përfundim të seancës së radhës të mbajtur ndaj personave të proceduar penalisht gjatë protestave të Astirit, kërkoi bashkimin e dosjeve. Sipas Balliut çdo ditë e protestës shënon një gjyq më vete dhe në këtë lloj forme procesi ndaj personave të proceduar penalisht shtyhet pambarimisht.

Ish-deputeti kërkoi bashkimin e të gjitha çështjeve në një të vetme dhe dhënien fund të kësaj maskarade sa më shpejt.

Shtyrjen e seancave gjyqësore dhe gjykimin në çështje të ndara Balliu e sheh si një formë presioni ndaj protestuesve të Astirit, por ai bëri me dije se kjo do të marrë fund më 25 Prill ku Pd do të fitoj bindshëm në Astir dhe në gjithë Shqipërinë.

“Ne kërkojmë bashkimin e çështjeve pasi çdo ditë proteste është një gjyq më vete. Ndaj që kjo gjë të mbyllet sa më shpejt duhet bërë dhe bashkimi i çështjeve I të gjitha çështjeve në një të vetme.

Nga ky process kuptojmë se në vend të arrestohen këta që vjedhin arrestohen ata që protestojnë.

Në gjykatë ndodhi që disa prokurorëve i jepen 3 ose 4 çështje, ndërkohë që janë 300 ose 400 çështje. Gjyqet shtyhen me qëllim që të vazhdojë presoni politik ndaj qytetarëve.

Kësaj maskarade po i vjen fundi dhe të korrupturit do të ndëshkohen më 25 Prill. Nëse marrim listat e PD-së përballë atyre të PS-së do të shihni që nga njëra anë keni ata që kanë bërë korrupsion dhe nga ana tjetër keni ata që kanë denoncuar korrupsionin.

Një falenderim shkon dhe për median pasi nëpërmjet jush dhe banorët kanë patur një zë ndaj kësaj padrejtësie. Në 25 Prill qytetarët t’ja japing votën atyre që nuk kanë abuzuar dhe kanë fshehur viktimat e pandemisë”, tha Balliu.

/faxweb