Një akt i thjeshtë mirësie është bërë viral në rrjetet sociale. Siç tregojnë pamjet (shiko më poshtë), një burrë shkon për t’i dhuruar një të pastrehu invalid, një palë paterica. Ky i fundit ka pranë dy paterica të vjetëruara e duket se gjendja e tij jo fort e mirë e ka prekur burrin që ka vendosur ta ndihmojë.

Sapo e sheh me patericat e reja, nevojtari përkulet para këmbëve të burrit. Ky i fundit i bën me shenjë se nuk është e nevojshme të përkulet para tij. Më tutje nevojtari zgjat dorën dhe burri e ndihmon të çohet në këmbë, për të ‘provuar’ patericat e reja.

Një video më të vërtetë prekëse, e cila tregon se kushdo qofshim e çfarëdo të kemi, në fund mbetemi të gjithë njëlloj… njerëz. E një njeri sa herë ndihmon një tjetër më të pafat, nuk gëzon vetëm këtë të fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re