Historia e një gruaje 81-vjeçare nga Irlanda është duke bërë xhiron e botës. E themi këtë pasi Eileen Macken ka takuar për herë të parë nënën e saj biologjike, e cila është 103 vjeç.
‘’BBC’’ shkruan se Eileen Macken është rritur në jetimoren ‘’Bethany Home’’ në Dublin dhe se nuk e kishte takuar nënën e saj biologjike edhe pse kishte vite të tëra që e kërkonte. Kërkimet për gjeten e saj ajo i nisi që në moshën 19- vjeçare, por për vite me radhë kërkimet e saj rezultuan të kota.Eileen mundi të binte në gjurmët e nënës, së saj vetëm para një viti, pasi mori një informacion se nëna e saj ndodhej në Skoci.
Ajo udhëtoi drejt Skocisë dhe aty mundi të takonte nënën e saj. Eileen ka thënë për programin ‘’Liveline të RTÉ’’: Shkova për ta parë. Ajo është një zonjë shumë e bukur. Mund të them se është zonja më e bukur që kam parë. Familja e saj më pranoi mua dhe unë pata një bisedë fantastike me nënën time. I thashë unë kamë lindur në Irlandë dhe ti e di se unë jam vajza jote. Pasi i thashë këto fjalë, ajo më shtrëngoi dorën.’’Po ashtu 81-vjeçarja zbuloi se ka edhe dy vëllezër nga nëna e saj. Ajo ka treguar se kurrë nuk i kishte humbur shpresat se mund ta takonte nënën e saj dhe se tani që e gjeti ndihet njeriu më i lumtur në botë.
Burimi: BBC| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania
