NDOSHTA ISHTE ROLI FUNDIT: (artistit Llazi Serbo)
Po vjen dimri dhe ti, s’je…
Na ka munguar zhurma jote.
Ti ishe shkrepetime ne qiell pa re,
Ishe rrebesh ne ditet diellplote.
Ti ishe i fundit i mohikaneve shqiptare,
Ti ishe kaubojsi i kanioneve te egra,
Kurre s’ka per te ardhur nje tjeter,
Mbarsur dashuri e braktisje te befta.
Erdhi koha te ndezim oxhakun
Kishe premtuar te hidhje shkrepsen e pare
Sa here shkundet porta nga shkulmet e ererave
Themi: ‘’Erdhi Llazi te ndeze zjarre’’
Kishe premtuar se do te vije dhender,
S’cuditem kur te vish si Kostandini,
Vetetimthi mbi kalin e bardhe,
Do thuash: ‘Ja ku me keni’.
Im bir nga Rumania me porosit,
Te te sjell nje tufe lule ne varreze,
Por kam frike se tek porta do shfaqesh ti,
Do thuash: ‘’Ke gabuar adrese’’
Ne ende s’e besojme se ke ikur,
Ikja jote qe cudi!
Ndoshta ishte roli yt i fundit
E ti do te ngihesh perseri.
Rozeta Kreste
/aktoretshqiptare.info