Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha është ndalur tek dështimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke bërë fajtor jo vetëm kryeministrin Rama por edhe kolegët e tjerë deokratë të Rithemelimit dhe të Gazment Bardhit, të cilët kanë bllokuar punimet e komisionit.

Nga takimi me demokratët e degës 11 në Tiranë, Basha u shpreh se ata po e ndihmojnë Edi Ramën, duke e bllokuar këtë komision.

Basha u shpreh gjithashtu se PD është forcë politike aleate e Bashkimit Evropian dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Të vijmë të shfaqja e dytë, ne e dimë që Rama nuk e do reformën zgjedhore. E ka thënë vetë është treguar i sinqertë.  E dua kështu siç është.

Por  kemi dikë tjetër që nuk e thotë do apo nuk do reformën zgjedhore, por  bllokon procesin e reformës zgjedhore, Nuk është e njëjta gjë? Njëri thotë nuk e  dua e dua kështu sic është, tjetri e bllokon dhe pastaj me pafytyrësinë më të madhe e drejton gishtin nga PD.

Dmth janë në një mendje me Edi Ramën, e ndihmojnë Edi Ramën duke bllokuar komisionin e reformës zgjedhore. Këtej thonë nuk duan këta.

Ti japim fund hipokrizisë. Ju i keni dhënë fund hipokrizisë, atëherë kur nën flamuj të rremë u tentua asgjësimi i shpirtit të PD u tregua që lidershipi i vërtetë i demokratëve nuk kanë qenë më të kollarisurit, por kanë qenë burrat dhe gratë e kësaj partie këtu në Laprakë dhe në gjithë Shqipërinë që thanë kemi lindur si parti aleate e SHBA dhe do të qëndrojnë të tillë”, tha ndër të tjera Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re