Në Izrael është nënshkruar një peticion që bën thirrje për ndalimin e transmetimit të këngëtares shqiptare, Dua Lipës.

Peticioni u kërkon stacioneve radiofonike Army Radio dhe Galgalatz që të mos transmetojnë këngët e saj pasi Dua publikoi një postim në Instagram anti Izrael ku  ushtarët e IDF-se izraelite qëllojnë fëmijë.

Mbi 3.000 njerëz nënshkruan peticionin në mëngjesin e së mërkurës.
Organizata e djathtë “Im Tirzu” u ka drejtuar një letër ministrit të Kulturës Chili Tropper dhe atij të Mbrojtjes Benny Gantz, ku shkruan se “për shkak të fyerjeve kundër ushtarëve të IDF-së, antisemitizmit, shpifjeve, teorive konspirative dhe shtrembërimeve që përmban postimi që këngëtarja publikoi, nuk është e përshtatshme që një stacion radiofonik i lidhur me IDF-në të vazhdojë të transmetojë këngët e saj.”

“Është e pakonceptueshme që një radiostacion ushtarak të vazhdojë të promovojë dikë që del kundër ushtarëve të IDF,” tha Dov Trachtman. “Është koha që ministri i mbrojtjes dhe ministri i kulturës t’i japin fund këtij teatri absurd në të cilin antisemitët si kjo këngëtare vazhdojnë të transmetohen në valët e radios ushtarake.”

Në postimin e publikuar nga Dua Lipa shkruhet: “Ndërsa të gjithë po flasin për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë dhe paguhet nga dollarët e taksapaguesve tanë. Djemtë e këqij të IDF kënaqen duke duke rrahur dhe qëlluar fëmijët. Madje kanë bluza ku shfaqet një grua shtatzënë me hapësirë të shtëne snajperi në stomakun e saj ku lexohet ‘1 e shtënë, 1 të vr.arë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re