Skip to content

“T’i kthehen popullit mbi 400 milionë euro”, Meta publikon videon dhe i bën thirrje të arrestuarve për inceneratorët: Tregoni “shokët”, kush ju dha garanci të shkelni ligjet…

Presidenti Meta u ka bërë thirrje të arrestuarve nga SPAK për aferën e inceneratorëve që të bëhen “të penduar” dhe të bashkëpunojnë, duke treguar emrat e tyre që u dhanë garanci për të shkelur ligjet.

Ai thotë se popullit shqiptar duhet t’i kthehen 400 milionë eurot e vjedhura nga afera e inceneratorëve.

“T’i kthehen popullit shqiptar mbi 400 milion euro të vjedhura me aferën e inceneratorëve! U bëj thirrje të arrestuarve të bëhen “të penduar” dhe të tregojnë se kush ju dha garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale”, shkruan Meta.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb