Anëtarja e PS në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Anila Denaj ka dalë në një konferencë për mediat në ambientet e kryesosë së Kuvendit, nga ku theksoi se për çështjen hetimore që ishte ngritur, duhet të bëhej e mundur dëgjimi i të gjithë dëshmitarëve pa u bërë presion.

Ajo tha se në fund të procesit ishin të rëndësishme provat dhe dokumentet e paraqitura dhe jo opinionet e dhëna nga anëtarët e Komisionit. Ndërsa sa i takon raportit përfundimtar, Denaj tha se do të dilte në datën 23 shkurt.

Anlia Denaj: Dëgjuam dëshmitarë të cilët dhanë përgjigjie për të gjitha pyetjet. Dua të theksoj se duhet të lëmë dëshmitarët të flasin dhe të japin dëshmitë pa presion. Ne duhet të përfundojmë këtë proces dëgjimi që më pas të shkojmë në një raport përfundimtar në dartë 23 shkurt. Duhet theksuar se nuk duhet të japim mendime spekulative.

Emergjenca në Elbasan është një emergjencë e cila është evidentuar nga organet kompetente të këtij qarku prandaj është e nevojshme që të flasin dokumentat dhe jo opinionet e anëtarëve të Komisionit. E rëndësishme është të theksoj sërish se të gjithë dëshmitarët janë të pranishëm për të dhënë dëshminë e tyre. Komisioni Hetimor ka kohë deri në datë 23 për të thirrur dëshmitarë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re