Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një mesazh në rrjetet sociale, në kuadër të së dielës së pashkëve, bëri thirrje për lutje ndaj Zotit që të na lehtësojë këtë sprovë të madhe, siç e cilëson ai epideminë e koronavirusit.

Sipas kreut demokrat, të lutemi në këtë të premte që mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat tona.

Postimi i plotë i Bashës:

Dy ditë përpara të dielës së Pashkëve, në këtë të premte të veçantë të sakrificës dhe dhimbjes, le të bashkohemi në një lutje të përbashkët: t’i lutemi Zotit të na e lehtësojë këtë sprovë të madhe që po kalojmë si familje, si vend dhe si komb, dhe të na japë durim dhe fuqi për të dalë më të fortë prej saj.

Sjelltë heshtja e kësaj të premte ndriçim dhe meditim për secilin prej nesh, për atë çfarë mund të bëjmë më mirë. Të lutemi në këtë të premte që mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat tona dhe të na udhëzojë e mbushë me dashuri e besim në rrugën e sprovës drejt normalitetit dhe lirisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re