Fotot bashkë nuk mungojnë asnjëherë në rrjetet sociale, dhe po ashtu dhuratat që shkëmbejnë me njëra tjetrën.

Kështu ka bërë edhe ditën e sotme Arbana teksa ka zgjedhur të surprizojë mikeshën e saj të zemrës Xhemin me një tufë trëndafilash rozë.

Ka qenë Xhemi ajo që përmes një fotoje të hedhur në instagramin e saj, ka bërë një dedikim të veçantë për shoqen.

“Ti m’a bën botën kaq të bukur. Të dua Panda”,-ka mbyllur dedikimin Xhemi duke na lënë të kuptojmë se pseudonimi ‘Panda’ i atribuohet Arbanës.

Miqësia e tyre është kaq e bukur saqë dy moderatoret organizojnë shumë shpesh mbrëmje në shtëpitë e njëra tjetrës, ku nuk mungojnë edhe miq të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re