Ministrja Elisa Spiropali është përfshirë në një debat me analistin Agron Gjekmarkaj mbrëmjen e sotme në emisionin Open.

Ajo tha se deri në fund të vitit do të jenë gati 4 mijë njësi banimi, ndërsa analisti vuri duart mbi kokë kur ajo po e thoshte duke nënkuptuar se është gënjeshtër e nuk do të mund të realizohet.

Debati mes tyre:

Spiropali: Deri në fund të vitit 4 mijë njësi individuale do të ndërtohen, ka filluar ndërtimi i lagjeve të reja. Gjekmarkaj  është mësuar të shkruajë letërsi bajate. Mos bëj shenja të tilla.

Gjekmarkaj: Zonja ministre merret me mimikën time, me gjestet e mia me sjelljet, ci duhet asaj se çfarë bëj unë.

Spiropali: Ti mund të hash bukë e të pish por vijmë këtu për publikun.

Gjekmarkaj: Ti gënjen, mere këtë tagjinë para publikut e konsumoje.

Spiropali: Këto janë shifra konkrete Gjekmarkaj. Je dhe burrë me thinja por nuk të shkon fare.