Ka degjeneruar në ofendime personale diskutimi në emisionin Opinion mes analistëve Ylli Rakipi dhe Ervis Iljazaj, duke përmendur pasuritë e njërin tjetrit.

Duke diskutuar se çfarë do të ndodhë në vijim brenda Partisë Demokratike mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, Rakipi iu drejtua Iljazajt duke thënë se ka ardhur i paguar në emision.

Ndërsa analisti dhe pedagogu Ervis Iljazaj u kundërpërgjigj duke thënë se jeton akoma në shtëpi me qira.

Debati i plotë mes tyre: 

Ylli Rakipi: A do vesh në samit i the Sali Berishës? A do vesh në NATO i the Sali Berishës?

Ervis Iljazaj: Me ty nuk diskutoj më.

Ylli Rakipi: Për çfarë të flasësh?

Ervis Iljazaj: Drejtohu këtej jo nga mua.

Ylli Rakipi: Jo po çfarë të drejtohem. Po të vish i paguar këtu…

Ervis Iljazaj: Po lere o Ylli mos më trego mua, ti s’di nga çon paratë tani, më tregon mua i paguar. Unë jetoj në shtëpi me qira, ti më tregon mua pagesën. Po leri këto mos na ngri nervat kot tani me këto.

Ylli Rakipi: Nuk më intereson fare mua ajo pjesë.

Ervis Iljazaj: Po leri këto më tregon mua pagesë, ti s’di ku çon paratë. Po ik mor burrë, nuk e ul nivelin, mos më nxirr jashtë natyrës.

Ylli Rakipi: Punon i rekrutuar në universitete diplomash. Që ndan diploma. Me kë flet ti? Ti punon nëpër shkolla ku ndahen diploma false. Edhe vjen këtu dhe flet budallëqe.

Ervis Iljazaj: Punoj në universitetin më të mirë të Shqipëri.

Ylli Rakipi: E di, vetëm s’ke pronarin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re