Kryeministri Edi Rama ka dhënë shfaqjen e radhës me socialistët në Durrës duke kërcyer me gratë e pranishme në takimin elektoral në pallatin e sportit.

Në mbyllje të takimit ai ftoi ato të bashkoheshin ndërsa komentoi edhe dy burra të pranishme pranë tyre duke i cilësuar si hudhra.

“E kam shumë merak që të ikë duke marrë një kënaqësi se Akoma nuk e kam kapur vetem taman. Duhet të ma bëni pak qejfi në këtë pikë që ta ndezim njëherë këtë pallatin e spportit se është shumë bukur kështu. Edhe dy hudhra atje. Një hudhër me gjyslyke dhe një hudhër pa asnjë fije floku atje”, tha Rama.

Në atë moment një zonjat qeshi duke nënkuptuar se iu drejtua asaj si hudhër, por Rama bëri një koment disi të pavend në drejtim të saj.

“Ti nuk je hudhër zemër, ti je pjeshkë. Ta ndezim njëherë me “Të hëngsha zemrën” që ta shohin të gjithë se ne do ia hamë zemrën të gjithëve”, tha Rama

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re