Skip to content

“Ti nuk merresh dot me mua o djalë”, debat mes Albana Vokshit dhe Ilir Metajt: Mos kini frikë zonjë…

Komisioni i Shëndetësisë është shoqëruar ditën e sotme me debate të shumta. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi debatoi me anëtarin e Partisë Socialiste, Ilir Metajn, aty ku u përmend dhe fjala kërcënim.

Ishte Vokshi ajo e cila iu drejtua Metajt duke i thënë se nuk merrej dot më te. Kjo deklaratë solli dhe përplasje mes tyre e duke bërë që Metaj ti drejtohej duke i thënë se nuk duhet të ketë frikë pasi nuk po e kërcënon njeri.

Vokshi: Ti nuk merresh dot me mua o djalë.

Metaj: Cfarë është kjo mënyrë e folur?

Vokshi: Lini kërcënimet…

Metaj: Kërcënim? Mos kini frikë, nuk iu kërcënon njeri..

Vokshi: Zonjës Duma ia kalova fjalës, se keni dalë kundër aspektit.

Metaj: Jeni humbësa..

Vokshi: Nuk e drejtoni ju mbledhjen e drejtoj unë. Zoti Metaj nuk kemi kohë që të merremi me ju, po kush jeni ju, fokusohuni nëse keni për të bërë pyetje, ju lutem shumë.