Një herë një mjek, që ishte edhe drejtues i departamentit të shëndetit të zemrës shkoi në repartin lokal për të kryer shërbimin e makinës së tij.

Pronari i servisit, i cili ishte gjithashtu një mekanik i aftë, e ndoqi atë dhe filloi të bënte një shaka e vogël miqësore mes dyve.

Mekaniku tha, “Pra.. Unë e kam pyetur disa herë veten… Çfarë bëjmë ne të dy për të jetuar…?”

“Hë, pra, çfarë…?”, pyeti kirurgu.

Mekaniku u përgjigj: “Epo shiko këtë…”

Ndërsa mekaniku po kontrollonte motorin, ai tha, “Unë kontrolloj se si funksionon, e hap dhe më pas rregulloj valvulat dhe gjithashtu pasi të punojnë të gjitha, i vendos përsëri të gjitha në vendet e tyre. Tani do të funksionojë sikur të ishte e re…”

Kirurgu kishte mbetur i hutuar sepse nuk e kuptoi se cili ishte nënkuptimi i gjithë kësaj.

Mekaniku vazhdoi, “Ne të dy, në thelb bëjmë të njëjtën punë… apo jo? Megjithatë ti paguhesh dhjetëfishin e asaj që marr unë… a mund të më thuash pse është kështu?”

Kirurgu u mendua për një moment dhe më pas i buzëqeshi butësisht mekanikut dhe i tha:

“Provojeni ta hapni e ta rregulloni motorin e makinës ndërsa ai është ndezur duke punuar…”

Mësimi:

Edhe pse mund të jemi ekspertë në punën tonë kjo nuk duhet të shërbejë si formë mburrjeje apo leje për të treguar mungesë respekti apo për të bërë krahasime me atë çfarë bëjnë të tjerët.

Dikur pati jetuar një industrialist… në një nga fabrikat e tij, linja e prodhimit prishet në mënyrë të pashpjegueshme. Po i kushtonte atij humbje miliona në ditë. Askush nuk ishte në gjendje të zbulonte se çfarë problemi kishte ndodhur në linjën e prodhimit.

Më në fund industrialisti ishte në gjendje të gjurmonte një ekspert. Kur erdhi eksperti, ai ekzaminoi linjën e prodhimit, pastaj në një moment ai mori kaçavidën dhe ktheu vetëm një vidë dhe vetëm me aq punë, e  gjithë ajo linjë prodhimi filloi të funksiononte për bukuri.

Pas përfundimit të punës eksperti i paraqiti industrialistit një faturë prej 10 mijë dollarësh.

I shqetësuar për këtë faturë të lartë, industrialisti kërkoi një version të detajuar të faturës ku të shënoheshin emërtimet e shërbimeve të kryera. Vetëm pas pak minutash eksperti u kthye me faturën e detajuar.

Në faturë shkruhej:

  • Për vidhosjen e vidës: 1 dollarë.
  • Për zbulimi se cila vidë duhej vidhosur: 9,999 dollarë.

Mësimi:

Ndokush na duket sikur punon pak dhe paguhet shumë, por harrojmë sesa vite mbi supe studime i janë dashur dikujt për ta përfunduar punën me pak dhe kohën për të mësuar dhe për t’u bërë i aftë ose ekspert në atë gjë.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re