Kryeministri Edi Rama, ka psotuar ditën e sotme një tjetër figurë të njohur për publikun i cili bën thirrje për vaksinim edhe pse në mënyrë jo të drejpërdrejtë.

Në fjalën e tij Arbana mundohet të sensibilizojë njerëzit që të mbrohen nga transmetimi i virusit duke marrë masat e nevojshme.

Fjala e aktorit Reshat Arbana:

Të mendojmë më shumë për mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore. Së pari të jemi të fortë, e të shëndetshëm. Së dyti duhet të jemi të gëzuar dhe të lumtur. Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e zemrës. T’i ruajmë e t’i mbrojmë ata nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm.

Prej disa ditësht tashmë, jo vetëm kryeministri por edhe ministrja Ogerta Manastirliu, duket se po mundohen të përcjellin mesazhet e personave të besuar nga publiku sa i përket vaksinimit dhe mbrojtjes nga virusi, duke parë se shifrat e vaksinimit nuk kanë ecur me ritmet e parashikuara.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re