Një fëmijë që kishte ardhur në këtë botë 17 ditë më parë, u shpëtua falë ndërhyrjes së një gruaje e cila punonte si operatore në një qendër monitorimi në qytet. Ngjarja dramatike ndodhi në orët e vona  të natës, ndërsa nëna e djali 17 ditësh ishte në shok kur kuptoi se i biri nuk po merrte më frymë.

Një prej operatoreve të qendrës, 45 vjeçarja Alma Barraza arriti të performojë në kohë manovra kardiopulmonare dhe riktheu frymëmarrjen e vogëlushit veçse 17 ditësh. Pasi foshnja nis të marrë frymë, ai dërgohet në spital ku dhe është tashmë në gjendje të mirë shëndetësore.

E gjithë ngjarja u regjistrua nga kamerat e sigurisë, ndërsa media e huaj i përcolli pamjet.

“Në fillimin nuk e pashë që ata prindër kishin me vete një foshnje, ai ishte aq i vogël e gjithçka ndodhi shumë shpejt. Babai vetëm mundte të thoshte “të lutem shpëtoja jetën tim biri”. Nëna e fëmijës ishte në shok, nuk qante e nuk fliste dot. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”-tregoi 45 vjeçarja për Telam.

Fëmija nuk lëvizte, ishte duke u mbytur dhe ngjyra në fytyrën e tij kishte ndryshuar.

“Performova manovra CPR për fëmijët e porsalindur, të cilat janë të ndryshme nga ato për fëmijët. Kisha frikë se mos po e ekzagjeroja pasi foshnja ishte shumë i vogël. Foshnja mori frymë dhe nisi të reagojë”-shpjegoi 45 vjeçarja.

Pasi foshnja u dërgua në spital, mjekët shpjeguan se vogëlushi 17 ditësh kishte pësuar një aspirim bronkial teksa e ëma po e ushqente me gji në mesin e natës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re