Kryeministri Edi Rama ka mohuar në mënyrë kategorike se janë dhënë para për inceneratorët pa vendim të Këshillit bashkiak.

I pyetur nga Belind Këlliçi se pagesat janë kryer pa vendim të Këshillit Bashkiak, Rama thekson se nuk ka shans që të lëvrohen para nga thesari pa vendim të Këshillit Bashkiak:

“Nuk ka shans që të lëvrohen para nga thesari pa vendim të Këshillit Bashkiak. Nuk ta lejon thesari do të thotë është nul se ka mekanizëm. Shteti funksionon. Se nuk është shtet si në kohën tuaj.

Ridvan Bode ministri thoshte nuk bëhej ju i thoshit po dhe Ridvani i shkretë linte gjurmën aty, sesi dihet drejtësia e re është vetëm në fillim. Ku funksionon pa vendim të Këshillit Bashkiak të çelen fonde?”

Shqetësimin e tij Këlliçi e argumentoi me faktin që në komisionin hetimor nuk ka mbërritur asnjë vendim i Këshillit Bashkiak.

Por Rama e kundërshtoi duke thënë që nuk e merr të mirëqenë këtë fakt dhe ironizon duke u shprehur së do t’i thyejë notën në sjellje Erion Veliajt.

“Nuk marr të mirëqenë asgjë nga këto që thoni ju. T’i thyejmë notën në sjellje, për sjellje të parregullt me komisionin po jo më thua mua që ka nxjerrë para”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re