Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranëska dhënë njoftim zyrtar lidhur me incidentin me një avion në pistë.

Bëhet me dije se në orën 16:15, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave.

Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

“Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta. Fluturimet rifilluan.TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin”, njofton TIA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re