Presidenti Ilir Meta,  ka deklaruar se në 25 prill, Edi Rama do të rikthehet pranë “Lindës dhe Zahos”, sepse ndoshat ne ngrohtesine familiare do te qetesohet, duke qene se ka pasur ankesa qe eshte shume i stresuar dhe po sakrifikon se fundmi.

I ftuar në emisionin  “Të Paekspozuarit”, Kreu i Shtetit është shprehur se pas 25 prillit do të rikthejmë sistemin demokratik dhe shtetin e së drejtës, duke theksuar se qytetarët do të tregojnë se vota e tyre ka fuqi në demokraci.

 “Ç’do qytetar i Shqipërisë të tregojë respekt për votën e tij. Të tregojë se vota e tij është fuqia e tij në demokraci. Të gjithë të shkojnë në 25 prill drejt kutive të votimit sepse është moment shumë i rëndësishëm. T’ja kthejmë Edin, Zahos, Lindës dhe familjes së tij. Ndoshta në ngrohtësinë familjare ai do të jetë edhe më i qetë. Ka patur ankesa që po stresohet dhe po sakrifikon. Në këtë mënyrë zgjidhim dy probleme. I japim fund një eksperimenti të dështuar. Rikthejmë sistemin demokratik. Shtetin e së drejtës, meritoracinë, përcaktojmë qartë rrugën europiane, bëjme edhe sevap. Unë luftoj për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë. Për t’i dhënë fund një eksperimenti që e çon Shqipërinë në pikiatë”, tha Meta.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re