Punimet në lotin 2 të unazës lindore të Tiranës kanë përfunduar plotësisht me shtrimin e shtresës së asfaltit dhe vendosjen e sinjalistikës.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar publikoi në rrjetet sociale pamje nga kantieri i kësaj unaze ku aktualisht punimet kanë përfunduar dhe rruga ka marrë formë sipas standardeve më të mira.

 

“Përfundoi shtresa e fundit asfaltike në Lotin 2 të Unazës Lindore, plotësuar edhe me sinjalistikë vertikale dhe horizontale”, njoftoi ARRSHARRSH njoftoi se, ky segment tashmë është i hapur dhe është vënë në përdorim për të gjitha mjetet

 

Loti II është pjesë e unazës lindore që fillon nga TEG deri në Shkozë. Rruga është e gjerë 24 m, 12 m secili krah, ndërsa në pjesët ku ka rrugë dytësore shkon deri në 54 metra.

 

Kompletimi i Unazës së Madhe lehtëson hyrjen në kryeqytet pasi bën të mundur lidhjen e të gjitha akseve kryesore rrugore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re