Vajza e vogël e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Tiffany Trump, do të martohet më 12 nëntor në Florida me miliarderin egjiptian Michael Boulos.

Në pritje të dasmës, Tiffany Trump organizoi një festë fundjavën e kaluar, ku morën pjesë gjysmë motra e saj Ivanka, si dhe gruaja e vëllait të saj Eric dhe e fejuara e vëllait të saj të dytë Donald Junior. Festimi u organizua jo shumë larg pronës së babait të saj Mar-a-Lago, ku dasma do të zhvillohet më 12 nëntor.

Tiffany, 29 vjeçe, për këtë rast zgjodhi një fustan të bardhë të zbukuruar me dantella, ndërsa Ivanka dhe të ftuarit e tjerë kishin veshur fustane thuajse identike me modele shumëngjyrëshe.

Në fotot nga rrjetet sociale nuk shihet askund Melania Trump, me të cilën Tiffany normalisht është shumë e lidhur, por as nëna e saj, gruaja e dytë e Donald Trump.

Tiffany Trump dhe Michael Boulos, i cili është katër vjet më i ri, u fejuan në janar të këtij viti në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, ndërkohë që po vazhdonin ditët e fundit presidenciale të Donald Trump. Unaza e fejesës kushton 1.2 milionë dollarë.

Lidhja e çiftit të njohur ka nisur që prej vitit 2018, ku ata u takuan në Mykonos. U përfol se ata do të martoheshin pikërisht në këtë ishull grek me famë.

Dhëndri i ardhshëm i Trump ka lindur në Liban, është rritur në Nigeri dhe është trashëgimtari i Boulos Enterprises shumë miliardë dollarësh.

Ai është në marrëdhënie të mira me Trump dhe nëna e nuses së ardhshme është shumë mbështetëse për këtë marrëdhënie. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re