Në atmosferën e stadiumit të ri Kombëtar, nuk mund të mungonte edhe koreografia nga Tifozët Kuq e Zi, në momentin e fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës.

Tifogrupi, i cili asnjëherë nuk mungon në mbështetjen dhe thirrjet për ngjyrat kuqezi, sërish nuk ka zhgënjyer pritshmëritë me idenë e koreografisë së tyre.  Nga shkallët e sektorit të tyre është shpalosur një shqiponjë gjigante, teksa në sfond është stadiumi i vjetër Qemal Stafa.

Një mendim edhe për impiantin e vjetër, i cili gjithashtu në vetvete mbart shumë histori si nga ndeshjet e zhvilluara aty, por edhe nga vetë tifozët të cilët kanë kujtime në shkallët e Qemal Stafës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re