Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, ka nisur të shfaqet në një emision sportiv shumë shpesh, duke i kombinuar analizat e tij policesko-investigative, me debatet sportive. Madje në një rast, ai shfaqej njëkohësisht në emisionin “Opinion” dhe në emisionin “Procesi Sportiv”.

Kjo ka bërë që tifozët e ekipit të Bylisit, të irritohen aq shumë me të, sa i kanë shpalosur një banderolë të madhe, ku e pyesin se çfarë profesioni ka ky njeri.

Siç shihet dhe në foto, ata kanë shpërthyer ndaj Hoxhës. Në banderolë shkruhet: “Artan Hoxha, kronist, muzikant, gjinekolog?! Ça je?

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re