Këto janë orë vendimtare për të ardhmen e Romelu Lukakut . Pas mbylljes së derës nga Inter, tanime sulmuesi belg është në pritje të gjetjes së marrëveshjes me Juventus.

 

Mirëpo fakti që tifozët bardhezi kanë kontenstuar hapur ardhjen e tij, mund të cojë në dështim të kësaj piste.

 

E në këto kushte në rast se Juventus do të marrë në konsideratë tifozët, në skenë del ekipi sauditAl-Hilal.

 

Arabët janë gati të ofrojnë 50 milione euro tek Chelsea për kartonin e tij dhe një shifer stratosferike si rrogë vjetore.

 

30-vjecari do ë gjente tek Al Hilal edhe yje të tjerë si Koulibali, Milinkovic-Savic dhe Ruven Neves.

 

Zgjedhje jo e lehte do të jetë kjo për Lukakun pasi në këtë moshë ai do të dëshironte të qëndronte në Europe për të luajtur dhe fituar ende në nivele të larta, por në kushtet kur pista italiane po perëndim, e nëse nuk merr rrugë edhe mundësia për të kaluar tek PSG, kalimi në Arabi do të ishte një zgjedhje e detyruar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re