Skip to content

Tifozët izraelitë shpërndajnë këngë fyese për Profetin Muhamed

Kenge Fyese

Tifozët izraelitë të futbollit shpërndanë një këngë në YouTube që përmban fraza fyese ndaj Profetit Muhamed, tha anëtari arab i Knessetit (parlamentit izraelit), Ayman Odeh.

“Tifozët e klubit të futbollit (Beitar Jerusalem) kohët e fundit nxorën në YouTube këngë ofenduese ndaj Profetit Muhamed, paqja qoftë mbi të”, tha Odeh në një deklaratë.

Ai shtoi se këngët kohët e fundit kanë filluar të fitojnë “popullaritet me rritjen e nxitjes islamofobe në botë”.

Ai kërkoi nga gjiganti i internetit Google, që zotëron YouTube-n, të fshijë këngët fyese.

Këngët vijnë së bashku me rritjen e islamofobisë në Francë, të manifestuar me publikimin e fotografive dhe karikaturave fyese të Profetit Muhamed, të cilat ndezën zemërim në gjithë botën islame.

AA