Kryeministri Edi Rama, nga Dibra, ka ironizuar opozitën duke thënë se kanë shkuar në parlament me votën e qytetarëve dhe e marrin peng.

Kreu i qeverisë u shpreh se duke marrë peng parlamentin nuk dëmtohen personalisht dhe as nuk mbesin pa gjumë natën për hallet e ndonjërit, ndërsa shton se është e kundërta.

Sipas Ramës, ata kanë më shumë sesa shumica e atyre që i kanë votuar.

“Po të shikojmë sesa shumë gjëra duhen bërë, do ta mbajmë kokën ulur dhe do të përpiqmi çdo ditë. Nëse shohim se ku duhet ta çojmë këtë punë, duhet vetëm të ulim kokën dhe të punojmë sa më fortë dhe ta kemi PS në formën më optimale. PS në formën më optimale bëhet duke u bërë hapësira ku të gjithë ndjehen mirë.

Sot, njerëzit kanë kuptuar shumë gjëra që para disa kohësh ishin të vështira për tu gëlltitur. Kanë kuptuar se kjo nuk është formë tifozlliku, por punë interesi. Interesi për progresin dhe për këtë arsye ka patur një lëvizje, jo vetëm këtu, por dhe në zona të tjerë, dhe kulmi ka qenë Shkodra.

Pasi kanë provuar dhe stërprovuar në pafundësi verbërisht të njëjtën gjë duke protur rezultate të tjera, por kanë marrë të njëjtën gjë, kanë kuptuar se tifozllëku i verbër politik, i pambështetur në fakte dhe prova, është vetëm në dëmin e njerëzve të zakonshëm. Nuk dëmtohen personalisht në asnjë formë dhe nuk e humbasin gjumin natën për asnjë hall të askujt, ata që marrin peng parlamentin. Kanë shkuar në Parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng për interesa të tyre. Nuk dëmtohen, si gjen asnjë gjë. Në fund kanë shumë më tepër sesa ç’kanë shumica e atyre që i kanë votuar”, tha kryeministri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re