Eksperti i menaxhimit të mbetjeve, Lulzim Baumann në një intervistë për Panorama TV ka folur në lidhje me TEC-et e vendosura në gjirin e Vlorës, ku tha se këto të fundit janë një rrezik i madh për komunitetin pasi nafta që do të përdoret është e dorës së dytë dhe shkakton ndotje mjedisore.

Baumann tha se në vend të këtyre TEC-eve qeveria mund të shfrytëzonte energjinë diellore duke ndërtuar panele solare dhe të shmangte pasojat katastrofike që shkakton nafta e cila është një mbeturinë e rrezikshme për tokën dhe ujin, aty ku depozitohet.

“200 mijë ton naftë në ditë, jo cilësore rreziku është shumë i madh. Në momentin që TEC-et lundruese do vendosen në punë rreziku është i madh. Sado teknologjia të jetë mirë, nëse kalon një zjarr rreziku është i madh për mjedisin. Një katastrofë e tillë të ndodhë do e shihni çfarë do ndodhë në Shqipëri me turizmin. Ne kemi ditë me diell, nuk kemi nevojë të blemë naftë dhe teknologjia përmes tij është më e sigurta dhe e pastër. Gjermania nuk ka diell aq sa vendi ynë, por ka rreth 45% të burimit të energjisë me diell. Gjermania e di se nëse një fatkeqësi e tillë ndodh, pasojat janë katastrofike. Nuk e kemi emergjente që të prodhojmë energji nga nafta e rëndë. Ekspertët që po e ndjekin këtë situatë, duhet të kuptojnë që në mund ta prodhojmë energjinë me anë të diellit atë që na nevojitet.

Ne si Shqipëri kemi shumë kapacitete dhe për të ndërtuar panele solare diellore.

Cilat janë më të dëmshme TEC apo inceneratorët?

Rrezikshmëria lidhet me TEC kur mund të ketë shpërthime, pasi nafta është mbeturinë e rrezikshme ka nevojë për procese të theksuara. Pasojat mund të jenë të mëdha në tokë e ujë. Incneneratorët janë më të prekshme, niveli i riciklimit rritet me 0. Ne krenohemi me BE por standardet e tyre nuk i respektojmë aspak, vazhdimisht raportet e prekin çështjen e inceneratorëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re