Në kuadër të fazës së dytë të ndihmave për muslimanët e Arakanit, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dërguar pako me ndihma për fshatin Kyi Ni Pin të qytetit Pauktaw, shkruan (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga TIKA thuhet se pakot me ndihma të cilat janë dorëzuar në fshatin Kyi Ni Pin me popullsi prej 6 mijë personash, i cili nuk ka qasje në produktet themelore ushqimore, janë shpërndarë tek personat në nevojë në bashkëpunim me administratën lokale të Arakanit.
Në deklaratë thuhet se banorët e këtij fshati, ku TIKA kishte ofruar mbështetje për strehimore nga bambusë, për një vit është rritur nga 5 mijë në 6 mijë. Në bazë të kësaj njoftohet se është rritur edhe nevoja e muslimanëve për ushqim.
Sipas deklaratës, banorët kanë shprehur kënaqërinë e tyre për mbështetjen që ka dhënë Turqia për ta.
Zyrtarët e Arakanit të cilët po japin mbështetje logjistike për arritjen e ndihmave në rajon, thonë se Turqia po dhuron ndihma kudo në botë pa ndonjë qëllim tjetër dhe se edhe në ardhmen do të vazhdojnë të japin mbështetje logjistike për Turqinë, që ndihmat të dërgohen në mënyrë sa më të shpejtë.
Më shumë se 607 mijë pasona janë strehuar në Bangladesh pasi braktisën fshatrat e tyre si pasojë e konflikteve të cilat nisën me 25 gusht në veri të Arakanit. Ndërsa u kufizua edhe qasja e produkteve themelore ushqimore për shumë fshatra muslimane në veri të rajonit Arakan.
TIKA gjatë periudhës 25 gusht-15 shtator në Mianmar u dorëzoi autoriteteve 150 ton produkte me ndihma humanitare për muslimanët e Arakanit. Ndërkohë edhe rreth 10 ton ndihma humanitare i ka dërguar drejtpërdrejt me helikopter për personat në nevojë.
Në kuadër të fazës së dytë të ndihmave që po jepen për muslimanët e Arakanit, 500 pako ushqimore janë dërguar për rreth 10 mijë muslimanë të Arakanit në rajonin Rathedaung.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re