Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka inauguruar hapjen e klasave speciale për përvetësimin dhe zhvillimin e aftësive të caktuara për fëmijët që janë fizikisht prapa bashkëmoshatarëve të tyre.

TIKA në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të qytetit Kilis, me qëllim mbështetjen fizike dhe rehabilitimin, mundësuan dy klasa për arsimin në shkollën fillore “Ali Bin Ebu Talip” në qendër të rajonit Azez në territorin e Sirisë që ndodhet përballë qytetit turk Kilis.

Në klasat e përgatitura posaçërisht nga ekspertë, do të arsimohen falas nxënës me aftësi të pamjaftueshme fizike, me zhvillim të vonshëm, ata që kanë probleme me sëmundjen e muskujve dhe ata me sindromën Down.

Gjithashtu TIKA realizoi edhe hapjen e punishtes për prodhimin e materialeve të bojës dhe higjienës në “rrugën e punishteve” që ndodhet në zonën Akterin në Azez.

Materialet e bojës dhe higjienës që u prodhuan në punishten e formuar në bashkëpunim me drejtorinë arsimore të qytetit Kilis, u ofruan në shërbim falas për popullin e rajonit.

Në inaugurim morën pjesë këshilltari në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Kamil Kolabaş, drejtori i Zyrës Arsimore të qytetit Kilis, Emin Akkurt, përfaqësues të TIKA-s dhe organizatave të shoqërisë civile si dhe intelektualë të rajonit.

Këshilltari i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Kamil Kolabaş, në një deklaratë për AA tha se “Si TIKA kemi vendosur në shërbim rrugën e artit në Akterin dhe klasat për nxënësit me aftësi të kufizuara në Azez. Krahas shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara kemi ofruar për popullin e rajonit edhe materiale të prodhuara të bojës dhe higjienës”.

TIKA ofron shërbim për popujt e rreth 150 vendeve kryesisht për vendet në Azinë e Mesme, Ballkan, Afrikë, Azinë Lindore dhe vendet në Amerikën Latine.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re