Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka ofruar ndihmë me karroca me rrota për personat me aftësi të kufizuara në Somali.

Në një ceremoni të mbajtur për dorëzimin e karrocave, morën pjesë ambasadori i Turqisë në Mogadishu, Mehmet Yılmaz dhe koordinatori i TIKA-s në Somali, İlhami Turus.

Në një fjalim në ceremoninë e mbajtur, Turus deklaroi se “Të qenurit me aftësi të kufizuara nuk është një mungesë ose një faj. E rëndësishme është që shpirtrat dhe zemrat tona të mos jenë të kufizuar”.

Turus informoi se kanë dorëzuar rreth 100 karrige për personat në nevojë në rajone të ndryshme të Somalisë dhe se bëjnë përpjekje që personat invalidë të jenë më aktiv në fushën politike, ekonomike dhe sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re